Livia Brunga, ishte e ftuar ditën e sotme në një emision televiziv ajo foli më shumë për familjen e saj, nënën, jetën në Itali, eksperiencën në televizionin shqiptar dhe për lidhjen m Mevlan Shabën.
Ajo deklaroi se është ende e dashuruar me Mevlanin, duke zbuluar edhe se ish-çifti tentoi edhe të bëheshin prindër, por s’ja dolën dot.
‘E du, normal nuk më ka mbaru asgjë. Po kur zihesh kaq shumë nuk e di nëse është e drejtë për të dy’
Livia pranon se kanë kohë që janë ndarë e se nga ajo kohë nuk janë takuar.
“Unë them se është përfundimtare se nuk ka ndodhur kurrë që të mos takohemi për kaq shumë kohë’- thotë më tej ajo teksa shpërthen në lot.
Më pas në studio u dëgjua zëri i Mevlanit, i cili lexon letrën për Livian.
‘Mesa duket qenka e vërtetë, që gjërat e bukura nuk mund të zgjasin përgjithmonë’-thotë ndër të tjera Mevlani.