ShowBizzz

“E emocionuar për takimin me super-yllin”! Vajza e shkrimtarit ndan foto me Dua Lipën

Dua Lipa dhe Besiana Kadare kanë ndarë disa foto së bashku nga një takim i këndshëm që kanë pasur.

Kjo pasi ajo publikoi në rrjetin social Instagram disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar kohëve të fundit.

Mes tyre, Dua Lipa promovoi librin “Elegji për Kosovën” të Ismail Kadaresë, duke ua sugjeruar atë edhe ndjekësve të saj të që ta lexojnë, pasi mesa duket libri në fjalë nuk do të jetë vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në atë angleze.

Nisur nga kjo, Dua ka pasur dhe një takim të veçantë së fundmi me të bijën e shkrimtarit, Besiana Kadare, e cila shërben edhe si kryediplomate e Shqipërisë në Kombet e bashkuara.Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi, ku nuk i ka fshehur emocionet për këtë bashkëpunim me Dua Lipën.

“E emocionuar për takimin me super-yllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”, shkruan ajo në komentin bashkëngjitur fotove.