Një 31-vjeçar italian shokoi vendin me vrasjen e te fejuares se tij shtatzene, te cilen e goditi me thikë 37 herë. Alessandro Impagnetiello zbuloi se e fejuara e tij ishte takuar fshehurazi me të dashurën sekrete italo-britanike, dhe e pranoi sot në një gjykatë në Milano se e kishte goditur ate dhjetra herë me thikë. Gjithashtu ai e pranoi vrasjen brutale të 29-vjeçares Giulia Tramontano.
E dashura e dytë e tij, një kamariere italo-britanike, kishte kontaktuar me Giulia kur kishte zbuluar qe ai ishte i fejuar. Dy vajzat ishin takuar më 27 maj 2023 për të diskutuar historitë e tyre, teksa britanikja kishte përshkruar në polici keqtrajtimin psikologjik të baristit, ndërsa në pamje të kamerave të sigurisë shihen momentet e takimit miqësor të dy vajzave të tradhtuara.
Por disa orë më vonë Impagnetiello ishte konfrontuar për çështjen me të dashurën e tij shtatzënë, para se ta sulmonte fatalisht me thikë. Kamerierja britanike, e cila nuk është identifikuar publikisht, kishte kontaktuar me Giulia kur mësoi për historinë e dyfishtë të Impagnatiello dhe të dyja kishin diskutuar për sjelljen abuzive të burrit. Giulia raportohet se u vra disa orë pas takimit me të dashurën e fshehtë të Impagnetiello. “Unë e vrava Giulia Tramontano por nuk e di përse, isha një person tjetër. Ky gjyq po më ndihmon të mbledh mendimet e mia te shpërndara. Tani që kuptoj mund të them se krijova një rrjet me gënjeshtra në të cilin fundosa”, tha vrasësi sot në gjykatën në Milano. 31-vjeçari kishte tentuar të fshihte trupin e viktimës por ne fund, i tregoi hetuesve ku gjendej e ndjera. Ndërkohë policia tha se ai kishte tentuar ta bënte të dështonte të fejuarën duke e helmuar gradualisht me bar miu.
bal