Emisionit “Përputhen” iu bashkua sot një vajzë e re e cila quhet Aria. Ajo kishte vendosur të bënte një hyrje të pazakontë në studio.
Kafsha e saj fatsjellëse siç e quan ajo, gjarpri, erdhi në studio bashkë me të.
E pyetur nga Megi se cilit nga konkurrentët do të donte t’ja jepte ajo thotë emrin e Bucit. Në momentin kur Buci e merr në shpatull, gjarpri lëviz nga shpatulla e tij duke frikësuar moderatoren Megi Pojani.