ShowBizzz

E fshiu! Heidi Baci pranon ndarjen nga Romeo me anë të një postimi, por pendohet shpejt!

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit.

Prej ditësh po thuhet se dyshja i kanë dhënë fund marrëdhënies që nisi brenda reality show-t, “Big Brother Vip”, ndërsa nuk pati asnjë reagim nga ana e tyre.

Derisa vetë Heidi vendosi të postojë një status në profilin e saj të Tweeter, të cilin e fshiu shumë shpejt.

Ju kam shum xhan ! Nuk dua tju merzis.. vetem Kaq doja tju thoja. Un jam mirenjohese. Faleminderit per te gjitha”– ka shkruar ajo, ku duket se në këtë mënyrë ka pranuar ndarjen nga Romeo.



lokimagazine