Julian Deda gjatë qëndrimit të tij në “Big Brother VIP” shpesh herë ka folur dhe ka ndarë kujtime me të atin e ndjerë, aktorin e njohur Zef Deda, i cili ndërroi jetë pak javë para se aktori të hynte në këtë ‘reality show’.
Së fundmi, aktori ka treguar vuajtjet që babai i tij ka kaluar në kohën e komunizmit. Juli tha se të atin e kanë futur në psikiatri për 6 muaj, pasi nuk e besonin që kishte një problem shëndetësor në këmbë, për të cilin ai kërkonte që të dilte jashtë shtetit që ta kuronte, pasi ndërhyrja nuk mund të bëhej në vendin tonë, dhe ajo që mjekët i kishin thënë, ishte se do t’i prisnin këmbën.
“Ata e njihnin se ishte i famshëm në atë kohë, prandaj nuk e besonin dhe mendonin se donte që të arratisej, se ajo gjëja që ai kishte në këmbë nuk bëhej në Shqipëri. I thotë asaj ‘futu në mbledhje dhe merr vesh se çfarë thonë për mua’.
I thotë ajo që diagnozën e ke këtu (vendos gishtin në kokë), s’ka lidhje me këmbën. Ishte në atë kohë 35 vjeç. Se në fillim i thanë ta këpusim këmbën. Dhe ata menduan se meqë ky nuk pranon e ka këtu (tregon me gisht kokën), dhe do të ikë jashtë shtetit. Ka nejt 6 muaj kot në psikiatri”, rrëfeu aktori.
bal