Disa minuta më parë “Vëllai i madh” mori vendimin e prerë ndaj Egla Cenos duke e skualifikuar menjëherë nga gara, pasi i derdhi verën në kokë Meritonit, jo një por dy herë.
Mirëpo, pak ditë më parë Egla u hoq edhe nga puna pasi drejtori i Teatrit “Skampa” të Elbasanit u shpreh se aktores i është ndërprerë kontrata në 1 mars.
Për ata që nuk e mbajnë mend, e njëjta situatë ka ndodhur edhe me Armaldo Kllogjerin vitin e shkuar, pasi ai gjithashtu u shkarua nga puna si tenor në Teatrin e Operas dhe Baletit.
E me këtë rast Armaldo përfitoi t’i dërgonte një mesazh publik Eglës, duke qenë se u gjendën në të njëjtën situatë.
“Ah moj Egla, uroj që ende të jesh në punë tani që dole nga BBV3, sepse unë kur dola nga ajo shtëpi e gjeta veten në rrugë”.
lokimagazine