ShowBizzz

E hoqën pa arsye nga emisioni i mëngjesit; reagon Ardit Murataj: Shihemi në SPAK!

Moderatori Ardit Murataj dhe Krisa Çaushi janë hequr nga programi i mëngjesit në RTSH, “Mirëmëngjesi Shqipëri” shumë pak kohë pasi u vendosën në moderimin e tij.

E hoqën pa arsye nga emisioni i mëngjesit; reagon Ardit Murataj:

Së fundmi moderatori ka reaguar me anë të një video në rrjetin e tij social Instagram, ku shprehet se do ta hedhë në gjyq këtë institucion për këtë largim në mënyrë të padrejtë dhe pa arsye.

Arditi shprehet se kontrata e tij ishte për një sezon të plotë televiziv ndërkohë që ai ka realizuar vetëm 20 emisione, si autor dhe drejtues i këtij programi.

Rrugëtimi i tij ka përfunduar ditën e sotme dhe për këtë gjë moderatori do t’i drejtohet autoriteteve ligjore. “I gjendur përballë paligjshmërisë dhe shantazhit të faktuar me dokumente do t’i drejtohem SPAK-ut. Për të çuar në vend drejtësinë dhe integritetin tim dhe po ashtu edhe të nëpunësve apo ish-nëpunësve të nëpërkëmbur nga lidershipi i RTSH-së. RTSH ka bërë një shpërdorim detyre, ndaj po i informoj në mënyrë publike dhe jo në mënyrë të pabesë si bën ata”, thekson Ardit Murataj ndër të tjera.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm në drejtimin e “Mirëmëngjes Shqipëri” janë rikthyer Florian Agalliu dhe Matilda Mcini.

 

 



bal