ShowBizzz

E hoqi nga rrjetet sociale, Ilnisa zbulon ç’po ndodh mes saj dhe Meritonit

Dyshimet për një krizë të mundshme në marrëdhënien mes Ilnisës dhe Meritonit kanë qarkulluar prej disa kohësh, veçanërisht pas disa veprimeve që kanë ngjallur kureshtje, si fshirja e fotove të përbashkëta nga profili i Meritonit dhe fakti që ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Këto spekulime u diskutuan gjatë një interviste të Ilnisës në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku ajo u ballafaqua me pyetje të drejtpërdrejta.

E pyetur për këto ndryshime në rrjetet sociale, Ilnisa tha: “Nuk kemi, nuk kemi ndonjë lajm të ri.”

Kur u pyet më tej për gjendjen e marrëdhënies së tyre dhe nëse janë ende të dashuruar, ajo shtoi:

“Si çdo çift normal që mundet të… Në një shtëpi jemi, edhe zihemi.”

Përgjigjet e Ilnisës duket se sugjerojnë se marrëdhënia e tyre është përballur me sfida të zakonshme për çdo çift, por pa ndonjë situatë serioze.



lokimagazine