Robert Berisha ka reaguar ndaj kritikëve që e lidhin suksesin e tij me ish-bashkëshorten e tij të famshme, Nora Istrefi.
Gjatë një interviste në podcast-in “Dheze mikrofonin” me Bini Diez, ai pranoi se Nora ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e tij në tregun muzikor shqiptar, por theksoi se karriera e tij kishte filluar shumë më parë në Kosovë.
“Unë në vitet ’92, ’93 kam dalë në skenë, kur kam marrë pjesë në xhirimet e vitit të ri, kur nuk kishte as YouTube, as rrjete sociale,” deklaroi Roberti, duke sfiduar pretendimet se ai e ka fituar famën vetëm falë Norës. “Jo po ti e ke famën prej Norës. Nora ka qenë 5 vjeçe kur kam dalë unë në skenë, ama që ma ka dhënë një të shtyrë, po, sidomos në Shqipëri,” shtoi ai.
Në intervistë, Roberti përmendi edhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare, si Gili, Edona Llalloshi, Adelina Ismaili, dhe të tjerë, të cilët kanë punuar për të depërtuar në tregun shqiptar.
Ai theksoi se edhe për këta artistë, depërtimi në Shqipëri nuk ishte një proces i lehtë, pavarësisht talentit të tyre të pamohueshëm. Por për sa i përket suksesit të tij në Shqipëri, Roberti nuk ngurroi t’i atribuojë meritat Norës.
“Mua për në Shqipëri më ka dhënë një të shtyrë aq të mirë, e falenderoj përjetësisht,” tha ai, duke shprehur mirënjohjen për ish-bashkëshorten e tij.
Deklaratat e Robertit tregojnë se, ndërsa ai pranon ndikimin e Norës në promovimin e tij në Shqipëri, ai gjithashtu kërkon të kujtojë publikun për historinë e gjatë të karrierës së tij muzikore, e cila filloi shumë kohë përpara se ai të lidhej me emrin e Norës.
lokimagazine