ShowBizzz

“E ke hedhur poshtë sa ishit në Big Brother”, Kiara i kundërpërgjigjet ndjekëses pas komentit për Luizin

Kiara ka publikuar një koment që ka marrë nga një ndjekëse në Instagram, e që ka të bëjë pikërisht me lidhjen me Luizin.

“Për këtë arsye gjithmonë do ta kesh një pjesë të puzle-s mangu te Luizi se shumë poshtë e ke hedhur brenda asaj shtëpie me mijëra herë. Te publiku po e po se ne kemi parë çdo gjë kemi parë edhe dashurinë kur hyre herën e dytë”, ka qenë mesazhi që mori ajo.

Ajo nuk hezitoi të përgjigjej, teksa theksoi: “Sikur inati i tyre të kthehej në punë dhe ambicie për vetveten, bota do të ishte më e mirë. Po ndërkohë, harxhojnë kohë duke ofenduar vajza të tjera në rrjete sociale, sa gjynah”.

Prezantuesja mes tjerash shtoi: “Ah nuk të shkon asgjë, po fytyrën e gojën pse e përdredh, e deformon duke folur apo je në siklet gjithmonë kur je përballë telefonit apo kamerës, e ke problem ti për Zotin s’bëhesh se s’bëhesh”.