LifeStyle

E keni ditur gabim! Çarë nënkupton përqindja e shiut në një aplikacion moti

Nëse gjithmonë keni menduar se përqindja që e shiur në aplikacionin e motit tregon shanset e reshjeve, keni gabuar.

Në fakt përqindja e shiut në aplikacion tregon sa përqind e sipërfaqjes së “x” zone do të përshkohet nga rreshjet e shiut.

Por mos u shqetësoni, nuk jeni të vetmit që jeni ngatërruar.

Një video virale në TikTok pretendonte se përqindja e shiut nuk parashikon në të vërtetë sa gjasa ka të ketë shi, ose sa shi do të bjerë gjatë ditës, por parashikon se sa sipërfaqe e një zone të caktuar pritet të ketë shi. Pra, nëse lexoni [Tiranë, 40% shi] do të thotë se në 40% të sipërfaqes së Tiranës do të ketë shi. Megjithatë, parashikimi i motit nuk është aq i thjeshtë.

Meteorologët nuk janë gjithmonë të sigurt nëse do të bjerë shi. Disa e llogaritin probabilitetin e reshjeve (PoP) duke përdorur një formulë të thjeshtë: PoP = C x A. Ku “C” përfaqëson besimin që ka një meteorolog se do të ketë shi në zonën e parashikimit, dhe “A” përfaqëson përqindjen e zonave ku ata presin të ketë shi.

Pra, nëse ka një shans 50% shi në 80% të një zone të caktuar, probabiliteti për shi bëhet 40%.

Shpesh, meteorologët e matin PoP si mundësinë e reshjeve të shiut në çdo pikë të caktuar në zonën që mbulojnë gjatë një periudhe të caktuar kohore.

Çfarë do të thotë kjo për ne? Ndoshta nuk do të thotë shumë. Nëse po planifikoni një event në natyrë, ndoshta do të përgatiteni në të njëjtën mënyrë, pavarësisht se si e interpretoni përqindjen e shiut. Nëse shihni 80%, do të ishte mirë ta shtyni eventin dhe nëse është 20%, mund të vazhdoni me festën.