ShowBizzz

“E kisha tmerr t’i shihja prindërit të putheshin”, Katerina Trungu kujton reagimin e saj

“A duhet të puthen prindërit në buzë para fëmijëve”, ishte tema e sotme në emisionin “Shije shtëpie” në Tv Klan. Nisur nga tema, moderatorja e programit, Katerina Trungu, ka treguar se për të, qëkur ka qenë e vogël fare, puthja e prindërve para saj ishte “tmerr”. Ajo ka zbuluar se bezdisej nga kjo gjë e madje bëhej edhe xheloze. Reagimi i parë i moderatores ishte që të hynte në mes për t’i ndarë nëse i shihte të putheshin.

“Unë kur kam qenë e vogël e kisha tmerr t’i shihja prindërit e mi duke u puthur. Vërtet, e kam pasur bezdi domethënë, bëhesha shumë xheloze, e kisha shumë problem të putheshin dhe më duket sikur kjo gjë ka ndikuar gjithmonë”, -tha ajo.

E pyetur nëse tani ajo dhe partneri puthen në sy të fëmijëve, Katerina tha:

“Me kujdes shumë, patjetër. Jo, jo, nuk para… jam e kujdesshme.”

Psikiatrja Belina Pupa ndërhyri për ta pyetur nëse ajo bëhej xheloze kur prindërit puthnin vëllain.

“Unë jam e para, vëllai s’ka qenë kur unë i kisha këto krizat e xhelozisë. Unë nuk mund ta shihja tim atë të puthte mamin se isha unë aty, i ndaja, hyja në mes direkt. Kam qenë e tmerrshme”, -u shpreh moderatorja.