Lajme

“E kishin dehur dhe droguar”, e vërteta e përdhunimit të 26-vjeçares

Vajza nga Vlora që u drogua dhe përdhunua nga tre të rinjtë, ka dhënë një dëshmi ekskluzive për emisionin “Piranjat”. Ajo ka treguar dinamikën dhe gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës dhe në orët e para të së dielës.

26 vjeçarja pranon se është përdhunuar nga tre të rinjtë, të cilët kur humbi ndjenjat e nxorën nga hoteli dhe e hodhën në rrugë. Ajo ka treguar se me Oltjan Tahiri ka qenë në një marrëdhënie të konsoliduar prej dy vitesh dhe se atë natë ishte ky i fundit që e kishte ftuar për darkë.

Më tej vajza ka rrëfyer se pasi kishin pirë një gotë, Oltjani i kishte thënë që në lokal do të vinin dhe dy shokët e tij, Gentiano Mehmeti dhe Albi Ceno, mirëpo ajo kishte refuzuar dhe kishte kërkuar që të largoheshin. Ndonëse e reja nuk kishte pranuar që shokët e Oltjanit të vinin në lokal, ata shkuan.

Sipas dëshmisë së saj, duket se grupi i djemve me përpara i kanë dhënë të pijë dhe më pas e kanë droguar dhe këtë fakt e ka konfirmuar edhe mjeku Edmond Breshani, i spitalit të Vlorës, i cili ka bërë me dije se vajza ka qenë në overdozë.

“E vërteta është kjo më ka marrë në tel dhe më ka thënë do dalim të hamë një darkë.  Atje ka ardhur Oltjani më ka marrë. Me Oltjanin kam lidhje prej dy vitesh. Kemi shkuar në fillim në lokal dhe kur kemi shkuar aty kemi pirë diçka kemi filluar me të pirë dhe më pas më ka thënë do thërras një shokun tim. Jo i kam thënë do çohemi do ikëm.

Në momentin që më ka thënë do rrimë dhe pak më ka thënë pi dhe këtë gotën dhe do largohemi. Të marr unë të çoj te vendi ku të mora. Kur kam pirë gotën me alkool erdhën dy shokët e Oltjanit, Gentiani dhe Albioni kemi ndenjur 2-3 minuta pas dy minutash që kam pirë gotën nuk mbaj mend më asgjë”, ka treguar 26-vjeçarja.

Më tej, 26-vjeçarja ka treguar se në ambientet e spitalit është vizituar nga e ëma e një prej të arrestuarve, Albi Ceno, ku dhe e kishte kërcënuar për të tërhequr padinë.

“Në momentin që jam zgjuar ka ardhur mamaja e Albit. Më njeh më ka thënë, jo nuk të njoh i kam thënë. Unë jam mamaja e Albit më tha. E njeh Albin më pyet, e njoh i thashë. Më ka thënë ti ke bërë një denoncim për Oltin dhe Albin dhe Gentianin, por ti më tha do dalësh nga ky spital sepse ke bërë një denoncim të rremë.

 Jo i thashë nuk kam bërë asnjë denoncim të rremë sepse nuk ka qenë vajtje me dëshirë nga ana ime. Më ka thënë që do kesh probleme unë të them tha hiqi denoncimin Albit se Albi ka një gocë 7 muajshe në shtëpi. Mamaja e Albionit më ka thënë që ai ka dhe shokë mbrapa dhe njerëz nuk mund të shpëtosh asnjë moment nëse nuk i heq denoncimin. Më ka përmendur që ti jeton filan vend, je kaq vjeçe i dinte të gjitha. Të veshur ka pasur xhinse gri, një bluzë si kafe dhe një ngjyrë gri xhins dhe një çantë të vogël gri që e mbante në dorë”, tregoi ajo.