ShowBizzz

E kishte mbajtur sekret/ Ky është i dashuri i Rina Lipës (Foto)

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa ka ndarë një moment të veçantë familjar në rrjetet sociale, duke prezantuar partnerin e motrës së saj më të vogël, Rina Lipa.

Në një postim në Instagram, Dua publikoi një fotografi ku shfaqet çifti i ri, Rina dhe i dashuri i saj, Jaime Prunas.

Rina Lipa, e cila njihet për ruajtjen e jetës private larg vëmendjes mediatike, duket qartësisht e lumtur në krahët e Jaime-t.

Ky moment i ndarë nga Dua ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve të saj, të cilët kanë përmbytur postimin me urime dhe komplimente për çiftin e ri.



lokimagazine