ShowBizzz

E konfirmon Kiara Tito, do të drejtojë këtë emision në “Top Channel”!

Nuk ka më vend për dyshime — Kiara Tito do të rikthehet në ekranin e Top Channel si pjesë e skuadrës së “Portokalli”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë moderatorja përmes një ask në instagram ku është pyetur nga ndjekësit për programin që do të drejtojë.

Kiara tregon se kjo është një dëshirë e saj e shprehur shumë kohë më parë, që më në fund po bëhet realitet.

Ajo do të jetë në Portokalli krah Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës, në vend të Xhemi Shehut e cila këtë sezon ka ardhur në një format ndryshe, bashkë me Jul Dedën në drejtimin e Fiks Fare



lokimagazine