Lajme

E konfirmuar nga UEFA, fati i Kombëtares edhe për Europianin vuloset përfundimisht të dielën (SKENARI)

Të dielën do të vuloset fati i Kombëtares për rrugëtimin në Europianin 2028. Sfida ndaj Bjellorusisë nuk do të vlejë vetëm për kreun e Grupit C1 në Ligën e Kombeve, por edhe për shortin e kualifikueseve të Europianit.

kombetarja-hysaj-ismajli

Shqipërisë do i mjaftonte vetëm një barazim më 15 nëntor ndaj Bjellorusisë, pikërisht në transfertën e Budapestit. Automatikisht do e mbyllte si vend i parë në grup dhe do të siguronte fazën “play off”. Një rrugë kjo e cila shikohet si mundësi shtesë për kualifikimin në Euro 2028.

Kreu i grupit C1 nuk vlen vetëm për Ligën e Kombeve. Nëse Shqipëria e mbyll në krye, automatikisht do të jetë në vazon e tretë për shortin ku ndahen grupet e kualifikueseve të Europianit.

Fitorja e Bjellorusisë do të ishte tragjike. Kjo pasi do të bënte që Shqipëria të përfundonte në vazon e katërt.

Kuqezinjve u jepen 63% mundësi për të qenë në vazon e tretë. Bjellorusia shpreson te 37% mundësi që ka, teksa i bën punë vetëm fitorja.

Të Ngjashme