Reperi i njohur Mozzik, po shijon lidhjen me të dashurën Lotina Hazirin, e cila u bë publike lidhjen e tyre pak kohë më parë dhe që prej asaj kohe janë parë të ndajnë nëpër rrjete sociale momente nga përditshmëria e tyre. Por një koment që ata i ka shoqëruar gjithmonë ka qenë ngjashmëria që shumë njerëz shohin tek Lotina dhe Loredana, ish-e dashura e Mozzik. Dhe mesa duket, nëpërmjet postimit të fundit të bërë nga Lotina, kjo e fundit ia “ka mbyllur gojën” të gjithëve.
Se fundi ka ndarë disa foto me te cilat, Lotina ka zgjedhur të përgjigjet me finesë ndaj komenteve në rrjet në një foto ku shfaqet krah prindërve të saj! “Dy njerëzit e VETËM në botë me të cilët mund të përngjaj unë”, ka shkruar ajo.
bal