ShowBizzz

‘E kupton sa trap po del me Sarën?’, Bardhit i bëjnë pyetjen ofenduese, ja si përgjigjet ai

Në shtëpinë e BBV3, janë lexuar disa pyetje anonime të banorëve, nga ku mes tyre ishte një për Bardhin.

Bardhit i bëhet një pyetje mjaft ofenduese, të cilën e lexon Roza.

Roza: Bardhi e kupton sa trap po del me Sarën kur do flasësh?

Bardhi: Po flas në çdo situatë që më ka takuar, në disa që s’më ka takuar dhe i kam cekur, edhe në prime dhe gjatë ditëve tjera.

Sara ndërhyn direkt për t’i shpjeguar Bardhit pyetjen, ndërsa Roza i thotë që të mos ndërhyjë në përgjigjen e tij.

Sara: Po del si trap që s’përfshihesh zemër.

Roza: Lëre të flasë.

Bardhi: Është e vetmja pyetje që përmbajti ofendim personal, edhe dua ta di kush e ka bërë, por nuk ka rëndësi për momentin. Jam përfshirë në shumë situata, përveç asaj me Meritonin që e kam mik dhe Sarën të dashur, nuk e pashë të arsyeshme të përfshihesha. Nëse ka nevojë për të reaguar në një situatë me Sarën reagoj njëjtë, nuk ka nevojë të quhem trap.

‘E kupton sa trap po del me Sarën?’, Bardhit i bëjnë