Një nga raportet më të komentuara në “Ferma VIP” ka qenë ai mes Vanesës dhe Indrit, që nga fillimi ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Vanesa kishte vendosur të linte të dashurin jashtë për t’iu përkushtuar kësaj njohjeje, madje pranoi hapur se ishte dashuruar me të brenda fermës.
Por situata mori një kthesë të papritur, pasi Indri vendosi të largohej për një javë nga kjo romancë, duke lënë gjithçka pezull.
Sonte, emocionet shpërthyen te Vanesa, e cila nuk arriti të përmbajë lotët në momentin kur ai u shpreh se nuk do të kthehet më tek ajo edhe pse ajo la nje lidhje për të, shkruan Kosovarja.
