Disa ditë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se Erjola Doci është prej kohësh në një lidhje me reperin e njohur shqiptaro-gjerman, Azet.
E duket se këtë lajm e ka konfirmuar së fundmi edhe gazetari i njohur, Bled Mane.
Në programin “E Diell”, Ed Manushi ka pyetur si fillim Dea Vierin, ish-banoren e BBV3 se kë pëlqen Erjola Doçi brenda shtëpisë.
Sipas Deas, Romeo kur shikonte Erjolën i bënin sytë xixa dhe ka dashur t’i shihte bashkë. Këtu ndërhyn Bled Mane ku thotë se Erjola ka një të dashur jashtë dhe është një reper mjaft i famshëm, referuar Azet.
Ed Manushi: Kë pëlqen Erjola Doçi aty brenda?
Dea: Me thënë të drejtën kur ka hyrë Erjola Doçi m’u duk sikur Romeos po i bënin sytë xixa. Se Erjola është femër seksi, provokuese, kur hynte ajo në pishinë, të paktën unë Erjolën me Romeon i shihja.
Bledi Mane: Ne e kemi Erjolën shoqe dhe ajo ka një lidhje jashtë.
Ed Manushi: Ky qenka lajm, kë ka Erjola jashtë?
Bledi Mane: Me një emër të njohur, po na ndjek nga Gjermania. Është emër i njohur i repit, kaq mjafton.
Dea: Edhe shoku i Bardhit.
lokimagazine