Gisele Bündchen ka folur hapur pasi u bë nënë në moshën 45 vjeçe.
Ish- modelja e Victoria’s Secret , e cila solli në jetë fëmijën e saj të tretë, një djalë, me Joaquim Valente në shkurt të vitit 2025, reflektoi mbi amësinë dhe gëzimin që ka gjetur në këtë fazë të jetës së saj.
“ Të kesh një fëmijë në këtë moment të jetës sime është një dhuratë e vërtetë, sepse jam në një vend tjetër”, tha Bündchen në një intervistë me iD .
“Nuk kam asgjë për të provuar. Nuk ndiej se më intereson vërtet, sinqerisht”.
“Nuk përcaktohem nga mendimet e të tjerëve. Ndihem sikur mund të zgjedh vetë se si dua ta jetoj jetën time”, vazhdoi ajo.
Supermodelja është gjithashtu nënë e djalit 16-vjeçar Benjamin dhe vajzës 13-vjeçare Vivian, të cilën e ka me ish-bashkëshortin e saj Tom Brady. Ish-çifti ishte i martuar nga viti 2009 deri në divorcin e tyre në vitin 2022.
