Lajme

“E lumtur dhe e plotësuar”, Klea Huta poston fotot e para nga ceremonia e martesës

Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dje në një ceremoni madhështore në Livadh, Himarë. Këngëtarja i tha “PO” dashurisë disavjeçare në prani të djalit të tyre, Kridit.

Vetëm pak orë pas dasmës, Klea ka publikuar disa foto nga ceremonia magjike e martesës në praninë e shumë të ftuarve.

“E lumtur dhe e plotesuar!
Faleminderit cdokujt qe sot ndan kete moment me ne, e lumtur t’ju kem🤍
Faleminderit Zotit per cdo bekim, jam [email protected] Faleminderit ty per gjithcka.. Te dua!Gezuar ditelindjen jeta ime @kriddoda, mami dhe babi do perpiqen gjithe jeten te te dhurojne vetem kujtime te lumtura!”, shkruan Klea Huta.