Edhe pse ka qenë një nga banoret më të përfolura të këtij BBV Egla Ceno ka zgjedhur të jetë shumë hermetike mbi jetën personale.
Ajo tha para disa javësh se është shumë e dashuruar, por pa treguar detaje për personin në fjalë. Lidhur me këtë ka folur ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother VIP1”, Paloma.
Në emisionin “Breaking”, ajo tha:
Egla figuron e martuar me Françeskon, se di nëse kanë më marrëdhënie, kemi dëgjuar që ka një lidhje jashtë me një shqiptar po duhet të dali vetëm nga goja e saj nuk mund të flas, ai që kam degjuar unë nuk do ishte e hijshme, por gjithsesi Egla e fitoi “BBV” e saj.