ShowBizzz

E mbajti sekret, këngëtari shqiptar i jep fund beqarisë sot

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Irkenc Hyka prej vitesh është në një lidhje me një vajzë jo publike.

Burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se Irkenc Hyka do t’i jap fund beqarisë këtë të martë. Ai do të bëjë dasmën në një nga resortet më luksoze në Tiranë. Gjithashtu mësohet se këngëtar të ftuar special të mbrëmjes do të jenë Sinan Hoxha dhe Artjola Toska.

Vitin e kaluar Irkenci dhe partnerja e tij u bënë prindër të një djali.