ShowBizzz

E mërzitur pas situatës me Albanon, Dijonisi i qëndron pranë Baby G: Çohu mos lër nam…

Dijonisi i qëndroi pranë Baby G, ku dhe e këshilloi që të ndjehet krenare për veten dhe mos të bjerë viktimë.

Baby G tha se ajo nuk ka dëshirë të çohet prej krevatit sepse do që të vuaj gabimin e saj.

Fermeri e pyeti nëse ajo ka ndjenja për Albanon.

Nga ana tjetër, Baby G tha se nuk ka ndjenja për të, por është ndjerë konfuze.

Dijonisi nisur nga fjalët e saj e ktheu situatën gazmore me batutat e tij.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi; Çohu mos lë nam! Je duke e bërë më të madhe nëse qëndron kështu. Dil dhe tregoju se kështu bëj unë. Mos u bëj viktim.

Baby G: Dua të vuaj gabimin tim.

Dijonisi: E di dhe ti vet që ke bërë gabim, e di dhe publiku.

Baby G: Gabimi im është se mua më kanë interesuar shumë ndjenjat e Albanos.

Dijonisi: A ke ndenja për të?

Baby G:Jo, unë jam ndjerë shumë konfuze.