Një e mitur ka rënë nga terasa e banesës nga kati i gjashtë mesnatën e sotme në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili bëri të ditur se e lënduara është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, e më pas në QKUK- Prishtinë.
Ndërsa, policia ka njoftuar se hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime po hetojnë rastin.
“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur rrugen ‘Myrvete Maksutaj’ në Pejë, aty e mitur ka rënë nga terasa e banesës ( kati i 6-të), Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjës, e lenduara është dërguar në Spitalin rajonal në Pejë, e më pas në QKUK-Prishtinë, hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime DRP-Pejë, janë duke hetuar se si ka ardhur deri te ky rast”, thuhet në përgjigjen e policisë./teve1.info/
