Lajme

E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, Policia: Me dëshirë ndodhet në Gjakovë

Një rast i raportuar si person i zhdukur në Prizren ka përfunduar me gjetjen e vajzës së mitur, e cila sipas policisë ndodhej në një fshat të Gjakovës.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, babai i vajzës kishte raportuar se ajo ishte larguar nga shtëpia në Landovicë dhe nuk dihej vendndodhja e saj. Ai kishte deklaruar gjithashtu se një person i panjohur e kishte kontaktuar me telefon, duke e njoftuar se vajza ndodhej në një fshat të Gjakovës dhe se ishte atje me dëshirën e saj.

Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur ta lokalizojë të miturën dhe ta intervistojë atë. Sipas autoriteteve, ajo ka deklaruar se me vullnetin e saj po vazhdon të bashkëjetojë me një person mashkull, shtetas i Kosovës.

Rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin kompetent, ndërsa hetimet lidhur me rrethanat e plota të ngjarjes janë në vazhdim.

Të Ngjashme