Lajme

​Shkakton aksident dhe ikën nga vendi i ngjarjes, policia ndalon 40-vjeçarin në Ferizaj

Njësitet reaguese të stacionit policor në Ferizaj kanë ndaluar një veturë të tipit BMW me targa vendore, e cila dyshohej se kishte shkaktuar një aksident trafiku me dëme materiale dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë verifikimeve dhe kontrollit te ngasësi i veturës, A.J. (40) kanë gjetur në posedim një armë zjarri për të cilën posedonte leje.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku njësiti i hetimeve ka kryer procedurat përkatëse dhe ka sekuestruar një pistoletë me karikator dhe dhjetë fishekë.

Me autorizimin e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Rasti ka ndodhur më 7 nëntor 2026, rreth orës 21:40, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të Ngjashme