Kuriozitete

E pakënaqur me flokët, 27-vjeçarja ther me thikë kuzhine parukierin në sallon

Një kliente e një salloni bukurie ka sulmuar me thikë një parukier, pasi pretendoi se asaj i ishin prishur flokët gjatë trajtimit. Ngjarja ndodhi më 5 maj në sallonin “Casa Ferrare”, në zonën Barra Funda të Sao Paulos, Brazil.

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar si Lais Gabriela Barbosa da Cunha, 27-vjeçare, sulmoi me thikë parukierin Eduardo Ferrari, ndërsa ai po punonte me flokët e një klienti tjetër.

Lais papritmas ka futur dorën në çantë e saj, nxjerri atë që dukej si thikë kuzhine dhe ia nguli në shpinë Eduardos.

Oficerët e policisë mbërritën në sallon dhe folën me personat e përfshirë përpara se të ndalonin Lais.

Moneytizer Paragrafi 4

Një stiliste e dytë doli më vonë e veshur me doreza plastike, duke mbajtur thikën që thuhet se është përdorur në sulm. Dëshmitarët i thanë policisë se ajo fillimisht u largua nga salloni e kënaqur me rezultatin dhe madje postoi komplimente në internet.

Por disa ditë më vonë, ajo filloi të ankohej për flokët e saj, duke kërkuar paratë e saj mbrapsht dhe duke dërguar mesazhe kërcënuese në llogarinë WhatsApp të sallonit, sipas raportit të policisë, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Të Ngjashme