
Ardit Çuni i befasoi fansat e tij me vendimin e papritur per t`u tërhequr nga gara e “Kënga Magjike”, vetëm pak ditë para netëve finale. Artisti qe u rikthye në këtë festival pas një pauze, konkurronte këtë vit me këngën “Të du”. Ai vete e sqaroi gjestin e tij përmes një postimi në Instagram, ku ka falenderuar organizatorin Ardit Gjebrea dhe gjithë ekipin e festivalit për mbështetjen.
Postimi i plotë:
“Ashtu si ju edhe unë mezi prisja të performoja në netët finale të Kënga Magjike, baladën që ju e përqafuat jashtë pritshmërive të mija, por në moment të fundit kam vendosur të tërhiqem nga konkurimi duke e mbyllur këtu rrugëtimin tim në këtë festival që më ka dhënë shumë ndër vite.
Do pyesni për arsyet, do spekuloni me lajme, e ndoshta do më kërkoni të flas, por këtë herë kam vendosur ta bëj në heshtje të plotë për të mos ja prishur magjinë kësaj performance.
Kënga “Të Du” e ka arritur atë që doja, të tregoja që shijet e publikut i indikojmë ne me muzikën tonë, që mesa duket në Shqipëri ka akoma shumë që janë të uritur për ART dhe këngë profesionale si kjo e shumë të tjerëve në këtë edicion.
Duke ju falenderuar të gjithëve për suportin e madh, ju premtoj që do shihemi shumë shpejt me projekte akoma dhe më të bukura.
KËTU MBYLLET RRUGËTIMI IM NË KËNGA MAGJIKE 2024
SUKSESE dhe FALEMINDERIT Ardit Gjebrea & team për hapësirën televizive dhe kurimin e kësaj performance
TO THE NEXT ONE…”
bal