Regjisorja Arlinda Morina ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, duke i shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi.
Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda nuk ka hezituar të tregojë se Nora i pëlqen, duke e bërë të qartë se nuk e ka problem ta shprehë këtë ndjenjë para banorëve të tjerë.
Deklarata e saj ka tërhequr vëmendje edhe për faktin se Arlinda më herët ka folur publikisht për seksualitetin e saj, duke deklaruar se është biseksuale.
Kështu, një tjetër moment nga raportet mes banorëve në BBVK 5 ka marrë vëmendje, teksa mbetet të shihet nëse ky pëlqim do të ndikojë në raportin e dy vajzave gjatë qëndrimit në shtëpi.

