ShowBizzz

E papritur nga Xhemi Shehu: Largohet nga Top Channel për t’u bashkuar me Arbana Osmanin

Moderatorja e njohur Xhemi Shehu duket se po nis një etapë të re në karrierën e saj profesionale, duke marrë një shkëputje nga programet televizive ku publiku është mësuar ta shohë prej vitesh.

Gjatë këtij sezoni, ajo nuk do të jetë pjesë e asnjë formati në televizionin Top Channel, ku së fundmi përmbylli angazhimet në emisionet Portokalli dhe Fiks Fare.

Pavarësisht shkëputjes nga moderimi, prania e saj në botën e artit nuk do të ndërpritet. Moderatorja pritet të provojë veten në një rol të ri përpara kamerave, këtë herë si aktore.

Ajo do të jetë pjesë e filmit më të ri që po përgatitet nga regjisori Eduart Grishaj, me producente mikeshën e saj të afërt, Arbana Osmani.

Të Ngjashme