ShowBizzz

E papritur/ U raportua i zhdukur pas dhunimit, gazetari Elton Tozaj pritet të futet në BBVK 5?

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë rreth situatës së gazetarit Elton Tozaj, për të cilin së fundmi u raportua se ishte dhunuar dhe më pas se ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Përgjatë orëve të fundit, emri i tij po lidhet me një pjesëmarrje të mundshme në spektaklin “Big Brother VIP Kosova 5”.

Disa informacione të qarkulluara pretendojnë se gazetari ka arritur një marrëveshje me producenten Olsa Muhameti për t’u bërë pjesë e shtëpisë.

Sipas të njëjtave pretendime, Tozaj pritet t’i bashkohet kastit të spektaklit që nga dita e nesërme, duke hedhur poshtë hipotezat se ai mund të jetë marrë peng apo se është zhdukur.

Deri më tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar nga produksioni i “Big Brother VIP Kosova”, nga producentja Olsa Muhameti apo nga vetë Elton Tozaj lidhur me këto aludime. E vërteta mbi praninë e tij në këtë reality show pritet të zbulohet gjatë transmetimeve të ardhshme.

Kujtojmë se më parë edhe Ilir Vrenozi deklaroi se kishte marrë një telefonatë se gazetari Elton Tozaj mund të bëhej banori më i ri i këtij formati.

Të Ngjashme