E papritur në shtëpinë e BBV3: Një zarf ka mbërritur pasditen e sotme në ambientet e saj. Ai u lexua nga Juli, e në brendësi flitej për shpërdorimin e ushqimeve që konkurrentët kanë bërë gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë. Për këtë arsye Vëllai i Madh i ka dënuar banorët. Produksioni ka bllokuar çdo frigorifer ku në dispozicion do të jenë vetëm disa ushqime bazike, deri në një njoftim të dytë, kur konkurrentët të kuptojnë rëndësinë e ushqimit dhe të mos e bëjnë atë pjesë të lojës së tyre pasi shumë herë banorët shfaqen duke sulmuar njëri-tjetrin me ushqime.
Me heret, Ledjona i theu një vezë në kokë Romeos. Aktori nuk e priti aspak mirë, ndërsa Ilnisa tregoi mbështetje për Ledjonën. E gjitha ndodhi pasi Romeo përsëriste vazhdimisht një këngë. Romeo tha se Ledjona është e paaftë dhe nuk ka argument.
Romeo: Ça ishte ky humor mo zemra? O çfarë humori
Ilnisa: Bravo Ledjona!
Romeo: A u dënua në prime kjo gjëja, ça po bën o zemra. Po bën të njëjtën lojë
Ilnisa: Shumë mirë ta bëri se na çmendi
Ledjona: Meqenëse na bëre dele
Romeo: Jeni komplet pa argument Fuqia jote kjo është nuk flet dot ti. Ke zero argument
Ledjona: Meqë me the dele, merre dhe pulën
Romeo: Ti je e paaftë totalisht, vajzë e paaftë
Ilnisa: Dil në diell tani ta skuqim
bal