Dyshja e dashur për publikun, Lindi Islami dhe Venera Lumani, ishin një prej çifteve të ftuar në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës disa ditë më parë.
E pas pjesmarrjes në këtë dasmë, ata ngacmuan ndjekësit me anë të një postimi në Instastory për një ceremoni të tyre martesore.
“Po ne, kur?” – kishte shkruar Venera teksa kishte bërë tag partnerin e saj, Lindin.
Mirëpo, për këta të fundit, e kemi një informacion më tepër që vetë këngëtarja e tregoi. Dasma do të mbahet këtë vjeshtë, shumë më shpejt nga ç’e mendonim!
“Fund shtatori, fillim tetori do bëjmë diçka të vogël që me siguri do të bëhet e madhe”- tregoi Venera në një intervistë.