Një kërcimtar kinez Wu Yufei, së bashku me grupin e tij të robotëve, arriti në finalen e spektaklit të njohur televiziv amerikan ‘America’s Got Talent’.
Nga koreografitë e sinkronizuara të kërcimit te lëvizjet e kung fu-së, Wu thotë se aftësia e robotëve për të mësuar me shpejtësi është “disi e frikshme”.
“Më ndodh që pas kërcimit me robotët, të ndjej se nuk janë vetëm makina pa jetë, të ftohta. Ngjan me një shpirt skuadre. Është magjike.
Robotët janë zhvilluar nga prodhuesi kinez Unitree dhe kanë aftësi për të bërë kërcim të sinkronizuar apo lëvizje të kung fu të sinkronizuara.
“Ata mund të mësojnë të njëjtën gjë në të njëjtën kohë. Ne kërcimtarëve nëse na duhet të mësojmë një stil kërcimi na duhen 1 – 2 vite, me robotët nëse njëri prej tyre mëson lëvizjen të gjithë lëvizin njësoj” thotë Wu për AFP.
