Moderatorja Erjola Doçi ka shpërthyer në lot mbrëmjen e sotme brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Teksa ishte duke biseduar me banorët ku dhe po i tregonte se prej vitesh vuan nga ankthi, ajo tha se gjatë ditëve të fundit ndjen prezenca të tjera dhe energji negative në shtëpi. “Shikoj hije”, ka thënë ajo.
Madje, sipas saj një natë e ka qetësuar Ervini duke i kënduar një sure, pasi s’po mundej të qetësonte rrahjet e zemrës. Teksa moderatorja fliste dhe qante, në bisedë ndërhyri Meri Shehu. Ajo tha se në shtëpinë e “Vëllait të Madh” ka ndjerë prezencë fantazmash.
Erjola: Më demoralizon o Meri. Për shpirt të babait, isha ulur aty desh me ndali frymë
Meri Shehu: Unë kam ndjerë fantazma në shtëpi. E kapi fantazma këtë (për Erjolën)
Erjola: Gjithmonë o Juli duhet të më ndodhë diçka. Edhe dje ia kam dhënë dorën Ervinit që të më këndonte një sure. Ma kanë nxirë jetën. Edhe natën shihja hije. Kush dreqin i bën këto gjëra ia kthen Zoti! Më ka ndodhur, nuk e di ti se çfarë kam kaluar unë se nuk e kam ndarë me njerëz.
Romeo: Mos u fikso me këto gjëra.
Erjola:Nuk fiksohem ka vite ky muhabet. Edhe natën…Nuk fiksohem, se kam shkuar dhe jam parë në vend të mirë. Kam vuajtur unë nga ajo pjesë, çohesha me shenja në trup.
View this post on Instagram
lokimagazine