Mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother do mbahet një dasmë ku nuse do jetë Ilnisa dhe dhëndër Meritoni. Por pa nisur dasma kanë filluar sherret. Sara është mërzitur me Bardhin pasi ky i fundit nuk votoi që nusja e dhëndri të ishin ata, por Meritoni e Ilnisa.
Shkak i përjashtimit nga dasma, Sara ka shpërthyer në lot. Bardhi është përpjekur t’i qëndrojë pranë, por Sara nuk ka pranuar të sqarohet duke u shfaqur e prekur nga vendimi i tij.