ShowBizzz

E prekur, Baby G bën rrëfimin e sinqertë: E kam lënduar shumë babain tim

Baby G u shfaq e prekur gjatë një bisede me Çiljetën. Ajo rrëfeu se ndihet e mërzitur, pasi mendon se mund të ketë lënduar të atin.

Ndonëse nuk u ndal në situata specifike, ajo theksoi se disa veprime në “Ferma VIP”, mund ta kenë lënduar babain e saj.

“Ka mundësi për disa gjëra që kam bërë këtu, vetëm një person…më kupton?

E kam lënduar shumë, është babi im”, tha ajo.

Këngëtarja theksoi se e di që e ëma apo motrat mund t’a kuptojnë apo ta falin, por situata është më e vështirë me të atin.