ShowBizzz

“E provova”, Sara Gjordeni publikon foto të mesazhit e thirrjes së fundit me babanë

Sara Gjordeni, gjatë ditës së sotme lajmëroi se i ka ndërruar jetë babai

Me anë të një postimi të gjatë modelja dhe ish banorja e reality showit, Sara Gjordeni tha se babai i saj ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

“Dy fjalë për dashamirësit e mi, përpara se të marrë kohën time për t’u qetësuar. Artur Gjordeni prej mese 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Këtë mund ta konfirmojë lehtësisht çdo mjek i mundshëm i spitalit rajonal Berat, pasi aty kurohej prej më shumë së dy dekadash rregullisht”, ka shkruar ajo në këtë postim, duke treguar shkakun e vdekjes së të atit.

Më vonë ajo ka postuar edhe dy fotografi se kur ajo ka biseduar me të atin e saj për herë të fundit, si dhe mesazhet që ka shkëmbyer me të.

Thirrja e saj e fundit, ku ajo ishte përpjekur që të kontaktonte me të atin ishte më 15 mars të këtij viti – ku fillimisht modelja thotë se “është përpjekur që të fliste me të”.

Ndërkaq shkëmbimi i saj i fundit në mesazhe ishte më 17 shtator të vitit 2023.



ks