Këngëtarja e njohur, Morena Taraku, duket se ka gjetur dashurinë. Në rrjetet e saj sociale, ajo ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga jetesa në Turqi.
E së fundmi nuk kanë munguar disa surpriza të ëmbla për të, të cilat duket se i ka marrë nga partneri i saj.
Disa ditë më parë ajo zbuloi për ndjekësit se është surprizuar me disa trëndafila të llojeve të ndryshme.
Ndërkohë në postimin e fundit, bukuroshja shihet duke lëvizur nëpër oborrin e shtëpisë së saj në Turqi, teksa i bën edhe një dedikim të dashurit.
“E qeshura me të është ndryshe”, ka shkruar Morena Taraku në videon në fjalë.
lokimagazine