Lajme

E quajti ‘fashiste’ në koncert, Meloni padit këngëtarin belg

Këngëtari italian, Brian Molko është vënë nën hetim pasi quajti kryeministren Georgia Meloni ‘fashiste’ dhe ‘raciste’, raportojnë mediat italiane.

“Georgia Meloni fashiste, raciste”, bërtiti Molko, siç shihet në videot e fansave nga koncerti të postuara në rrjetet sociale. Pas kësaj, Meloni e ka paditur këngëtarin.

Rasti u raportua menjëherë nga policia e pranishme, duke nisur hetimet për mospërfillje. Pak ditë më parë avokatët e Melonit zyrtarizuan një padi për shpifje kundër shtetit. Sipas kodit penal italian, “Shpifja publikisht kundër shtetit” quhet vepër penale dhe dënohet me gjobë, e cila mund të variojë nga 1000-5000 euro.

Historia bëri xhiron e Italisë duke ndezur edhe polemika të ndryshme politike.