Ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka ndodhur një përplajse mes Gracianos dhe Eglës.
Kjo e fundit iu drejtua balerinit me fjalë aspak të këndshme dhe fyese.
“Je i bardhë komplet me sy të zgurdulluar! Një qenie monstruoze!”- iu drejtua Egla ndër të tjera.
Ndërsa nga ana tjetër, Graciano, i habitur nga fjalët e aktores, u shpreh se për këtë lojë ajo ka shitur dinjitetin.
View this post on Instagram
Përsa i përket kësaj situate, një reagim ka ardhur edhe nga partnerja e Gracianos, Argjira Spanca.
Me anë të një postimi në Instastory, krahas videos së debatit të dyshes, Argjira ka shkruar: “A është normale kjo? Pa fjalë!!!!”
Sakaq shumica e komentuesve kanë kërkuar përjashtimin e Eglës për shkak të këtyre ofendimeve.
lokimagazine