Çiljeta Xhilaga u shpreh për Florin se i është dukur servil pas rikthimit në Ferma VIP nga Arameras.
“Mendova se Flori do ishte më ndryshe kur erdhi nga Aramerasi. Por qëndrimi që ka mbajtur ndaj nesh, gjatë ardhjes së Robertit më është dukur shumë servil, i qëndroj asaj që kam thënë. Ka jetuar 70 e ca ditë me ne. Mendoj që personaliteti vlen më shumë se ccdo gjë tjetër”, ishte deklarata e Çiljetës.
Mirëpo kjo deklaratë e këngëtares duket se nuk është pritur aspak mirë nga partnerja e Florit.
“Harrove krushkën moj, apo se quan servilizëm atë ti se ashtu të leverdis! E ule veten tani në fund, turp për ty!”, shkruan partnerja e Florit, ku me krushkën i referohet Elsa Lilës.
lokimagazine