Lajme

E rëndë në Elbasan, gruaja i jep fund jetës duke u vetëvarur

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Elbasan, ku një grua i ka dhënë fund jetëës duke u vetëvarur.

Bëhet me dije se është gjetur nga familjarët, e vetëvarur, në afërsi të banesës, shtetasja Sh. S., 57 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

“Më datë 06.11.2023, në fshatin Katund i Ri, është gjetur nga familjarët, e vetëvarur, në afërsi të banesës, shtetasja Sh. S., 57 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.