Një person është gjetur i pajetë në fshatin Pla, të Hasit. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit me ininciale P.P, është gjetur nga familjarët në banesën e tij.
Sipas informacioneve praprake dyshohet se i riu është vetëvrarë me armë gjahu. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut, e cila posedohej me leje nga babai i 31-vjeçarit.
Ndërkohë, grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për përcaktimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.