Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milano, ku një efektiv i Policisë Lokale, Francesco Imprezzabile (39 vjeç), ka humbur jetën gjatë një ndjekjeje policore që përfundoi me aksident.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka nisur mbrëmjen e së hënës në zonën periferike të Ponte Lambro, kur një automjet tip Audi Q7 me qira nuk i është bindur urdhrit të ndalimit në një postbllok policie dhe është larguar me shpejtësi. Brenda mjetit ndodheshin dy shtetas shqiptarë.
Menjëherë është organizuar ndjekja nga efektivi Imprezzabile me motor të shërbimit, i mbështetur edhe nga patrulla të Policisë Rrugore. Pursuit-i ka vijuar në drejtim të Peschiera Borromeo, në lindje të Milanos.
See also Përplasi qëllimisht një çift bashkëshortësh me makinë, shpallet në kërkim 29-vjeçari
