Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një 22-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i banesës.
Bëhet me dije se shtetasi E. O., 22 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është hedhur nga kati i katër. I riu ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 08.10.2023, rreth orës 12:45, në Allias, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së tij shtetasi E. O., 22 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.