Lajme

E rëndë/ Shpallet në kërkim 43-vjeçari, dyshohet se ka përdhunuar të renë dhe i ka vjedhur para!

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht një grua, e po ashtu i ka vjedhur asaj para.

Sipas policisë, ngjarja raportohet se ka ndodhur më 26 shtator, kur 43-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase dhe i ka vjedhur asaj një shumë parash.

Pas denoncimit dhe veprimeve të para hetimore, policia ka nisur punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e provave lidhur me rastin.

Të Ngjashme